Euro 2020

Challandes: Do të ishte qesharake nëse Zvicra ndërron diçka ndaj Francës

 

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq nuk duhet ta ndërroj mënyrën e lojës kundër Francës. Në të kundërtën, sipas zviceranit, do të jetë qesharake. Franca dhe Zvicra do të përballen sonte në Bukuresht nga ora 21:00 në një të tetën e finales të “Euro 2020”.

“Kundër Francës, të gjithë kundërshtarët e saj hasin në një apo dy vështirësi të mëdha në çdo ndeshje. Zvicra ka vlerat e saj dhe duhet t’i ruaj ato, ashtu si sistemin e saj të lojës. Tani nuk është koha për të ndryshuar gjithçka, do të ishte qesharake”, ka thënë Challandes për “lenouvelliste.ch”. Ai është komentues i rregull i faqëz zvicerane, ndërsa ka dhënë edhe mendime për ndeshje tjera.