Euro 2020

Rexhepi: Analiza e bërë nga kundërshtarët, vështirësoi punët e lojtarëve tanë

Foto: KTV
 

Ndihmëstrajneri i Maqedonisë së Veriut, Xhengiz Rexhepi ka thënë se kanë pritur më shumë nga disa futbollistë. Ai nuk ka folur me emra, por ka shtuar se analiza e bërë nga kundërshtarët, ua ka vështirësuar punët lojtarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Keni pritur ndoshta më shumë nga disa futbollistë, edhe ne kemi pritur realisht, por individualiteti i tyre nuk ka funksionuar, pasi kundërshtari e ka ditur në tërësi apo në detaje secilin lojtar. Kisha rastin të flas edhe me përzgjedhësin e Austrisë. Edhe ne kemi bërë punën tonë”, ka thënë Rexhepi në emisionin Sporti Total të KTV-së.