Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini është përgatitur edhe për penallti në ndeshjen e 1/8 së finales të “Euro 2020” kundër Austrisë, që zhvillohet të shtunën në Londër.
Mediumet italiane kanë zbuluar të premten se Mancini ka stërvitur edhe penalltitë, si dhe ka caktuar futbollistët që do t’i gjuajnë ato nëse ndeshja përfundon pa fitues. Jorginho, Ciro Immobile, Francesco Acerbi, Domenico Berardi dhe Leonardo Bonucci, janë futbollistët që do t’i gjuajnë pesë penalltitë e para për Italinë kundër Austrisë.
Mesfushori Marco Verratti do të jetë titullar dhe do të luajë në mesfushë pëkrah Jorginhos e Nicolo Barellas, derisa Francesco Acerbi do ta zëvendësoj kapitenin Giorgio Chiellinin që nuk do të jetë i gatshëm edhe për këtë ndeshje. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, titullar do të jetë Giovanni Di Lorenzo, i cili do ta zëvendësojë Alessandro Florenzin.