Futbollisti i Austrisë, Marko Arnautoviq, ka thënë se në Londër nuk do të shkojnë për pushime, por për ta befasuar Italinë.
Arnautoviq në konferencën për media tha se janë skuadër e re dhe e uritur për sukses.
“Ne jemi ekip i ri, që është i uritur dhe duam të kalojmë këtë raund. Ne nuk kemi ardhur në këtë për të thënë ‘OK’, ne kemi arritur qëllimin tonë dhe tani do të luajmë ndeshjen dhe të shkojmë në pushime. Unë mendoj se secili prej nesh dëshiron të qëndroj ende bashkë, ende dëshiron të qëndroj në turne dhe të shkruaj më shumë histori”, ka thënë Arnautoviq.
Ndeshjen e një të tetës së finales të “Euro 2020”, Austria e luan kundër Italisë në stadiumin e “Wembleyt”. Kjo përballje luhet të dielën nga ora 21:00.