Përfaqësuesja e Zvicrës e udhëhequr nga selektori Vladimir Petkoviq ka nisur të enjten përgatitjet për ndeshjen e një të tetës së finales të Evropianit kundër Francës.
Zvicra pa asnjë mungesë është duke u përgatitur në Romë, ndërsa ndeshjen do ta luajnë të martën në Bukuresht prej orës 21:00.
Përfaqësuesja “helvetike” nuk e ka mposhtur që prej vitit 1992 kampionen në fuqi të botës.
Franca fitoi tre nga shtatë ndeshjet e luajtur që nga ajo kohë. Takimi i tyre i fundit është ai i fazës së grupeve të “Euro 2016”, ndeshje që përfundoi pa gola.