Mesfushori i Përfaqësueses së Francës, Paul Pogba, aspak nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij, përkundër spekulimeve të shumta se gjatë kësaj vere do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit.
Pogba ka insistuar se fare nuk po mendon për të ardhmen, pasi është i fokusuar ta ndihmoj Francën në Kampionatin Evropian. Franca tashmë është kualifikuar në 1/8 e finales, ku do të përballet me Përfaqësuesen e Zvicrës.
“Nuk ka asgjë tani për të ardhmen time, pasi fokusi im është vetëm në Kampionatin Evropian”, ka thënë Pogba.
Mesfushori 28-vjeçar është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Franca në “Euro 2020”. Ai ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e ardhshme kurse për transferimin e tij po interesohet Juventusi.