Euro 2020

De Boer në dilemë mbi partnerin e Depayt në sulmin e Holandës

Paraqitje e mirë e Donyell Malen në ndeshjen e fundit të Holandës kundër Maqedonisë së Veriut në fazën e grupeve, ka nxitur debat nëse sulmuesi i PSV Eindhovenit duhet të luajë në sulm përkrah Memphis Depayt në një të tetën e finales të Evropianit.

Në dy ndeshjet e para të “Euro 2020” në sulm bashkë me Depayn luajti sulmuesi i Wolfsburgut, Wout Weghorst.

Ekipi i Frank de Boer do të luaj të dielën kundër Çekisë, ndërsa ka ende kohë për të vendosur për partnerin e Depayt në sulm.

Pavarësisht që nuk shënoi gol kundër Maqedonisë së Veriut, Malen u përfshi në tre golat e shënuar nga përfaqësuesja e tij, duke krijuar një partneritet të shkëlqyeshëm në sulm me sulmuesin e ri të Barcelonës.

Malen mori një thirje për “Euro 2020” pas një sezoni të shkëlqyeshëm me PSV-së, pasi shënoi 27 gola në të gjitha garat, ndërsa Weghorst shënoi 20 ndeshje në Bundesligë.