Euro 2020

UEFA nuk lejon Italinë dhe Austrinë të stërviten në “Wembley”

wembley
 

Italia dhe Austria nuk do të mund të stërviten në fushën e stadiumit të “Wembleyt" para ndeshjes së një të tetës së finales të Evropianit që zhvillohet të shtunën.

Federata Italiane e Futbollit njoftoi gjatë një konference për media të enjten se Italia dhe Austria janë informuar nga UEFA se nuk do të mund të stërviten të premten në “Wembley”.