Euro 2020

Shifra interesante nga ndeshjet e së mërkurës

Euro 2020

Katër ndeshjet e luajtura të mërkurën kanë “prodhuar” plot 18 gola. Është numri më i madh i golave të shënuar në një ditë, në histori të Kampionateve Evropiane.

Ndërkohë Ronaldo është bërë lojtari i parë i Portugalisë që ka shënuar në të gjitha tri ndeshjet në grup në kampionate evropiane. Natyrisht lista e të arriturave të Ronaldos me dy golat e së mërkurës është shumë e gjatë.

Franca për herë të parë nuk ka fituar një ndeshje në të cilën Karim Benzema ka shënuar gol. Franca i kishte fituar 22 ndeshjet e kaluara në të cilat ka shënuar sulmuesi i Real Madridit.