Me dy golat në ndeshjen e sotme kundër Francës, Cristiano Ronaldo momentalisht është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”.
Në fazën e grupeve, Ronaldo ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar një tjetër.
Realizoi dy gola në ndeshjen hapëse dhe fitoren kundër Hungarisë, një në humbjen kundër Gjermanisë dhe dy gola në barazimin e sotëm kundër Francës.
Ronaldo ka arritur në shifrën totale të 109 golave më Portugalinë, duke barazuar rekordin e golave të shënuar nga një lojtar me përfaqësuese. Ali Daei i Iranit kishte shënuar po ashtu 109 gola.
Pas Ronaldos në listën e shënuesve më të mirë në Euro 2020 është Emil Forsberg i Suedisë me tre gola, sa i ka shënuar edhe Robert Lewandowski i Polonisë, Patrick Schik i Çekisë, Romelu Lukaku i Belgjikës e Georginio Wijnaldum i Holandës.