Euro 2020

Maqedonia V. në procedurë disiplinore

Descriptive Text

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Maqedonisë së Veriut, me dyshim se futbollistët e saj kanë shkelur protokollin shëndetësor gjatë testimit për koronavirus në Amsterdam më 19 qershor.

Maqedonia e Veriut është në procedurë disiplinore me dyshimin se futbollistët e saj kanë shkelur protokollin shëndetësor të UEFA-s gjatë testimit për koronavirus në Amsterdam më 19 qershor. Për të zhvilluar një hetim, UEFA ka emëruar një inspektor të etikës dhe disiplinës. Vendimi është thënë se do të merret pas pak ditësh.