Çekia do të startojë në përballjen ndaj Anglisë të Grupit D të Euro 2020 me formacion 4-2-3-1, ku në vijën e sulmit do të jetë Patrik Schick.
Schick i ka realizuar deri më tash tre gola.
Ndërkohë Anglia në formacion do të jetë me përbërje 4-2-3-1. Harry Kane do ta udhëheqë vijën e sulmit ndërsa në krah do të jetë Raheem Sterling.
Çekia pas dy xhirove kryeson Grupin D me 4 pikë, sa i ka edhe Anglia.
