Euro 2020

De Bruyne më i miri i ndeshjes

Kevin De Bruyne është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Belgjikës dhe Finlandës.

Belgjika fitoi 2:0, ndërsa UEFA ka vlerësuar paraqitjen e mesfushorit.

Ai ka kaluar lëndimin në fytyrë dhe po shfaqet vendimtar te Belgjika.

“Është gjithnjë mirë të pranosh një çmim individual, por gjëja më e rëndësishme është se si luajmë si ekip. Mundohem ta shtyj ekipin që të përmirësohet. Ne kemi mësuar shumë sot. Tani duhet të jemi gati për raundin tjetër”, ka thënë De Bruyne. “Ishte ndeshje e vështirë sot. E kemi ditur se Finlanda do të jetë kompakte dhe se do të jetë vështirë ta thyejmë. Por nga momenti që kemi shënuar, e kemi ditur se finlandezët duhet të dalin dhe të hapen më shumë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për ne”, ka shtuar De Bruyne.