Euro 2020

Chilwell e Mount në izolim

Te përfaqësuesja e Anglisë kanë njoftuar se lojtarët Ben Chilwell e Mason Mount janë izoluar pasi ishin në kontakt me mesfushorin e Skocisë, Billy Gilmour gjatë ndeshjes të luajtur të premten në Euro 2020.

Skocia ka njoftuar se Gilmour ka pranuar rezultat pozitiv pas testimit për koronavirus.

Federata e Futbollit të Anglisë ka thënë se Chilwell dhe Mount do të mbahen larg pjesës tjetër të skuadrës. Të gjithë në skuadrën angleze kanë pranuar rezultat negativ pas testimit të bërë të hënën.