Euro 2020

Arsyeja pse Mancini bëri zëvendësimin e portierëve në minutën e fundit

Selektori i Italisë, Roberto Mancini, është duartrokitur pasi doli në dritë arsyeja e zëvendësimit të tij të çuditshëm të minutës së 89-të në ndeshjen e së dielës kundër Uellsit.

Mancini ngriti shumë pikëpyetje kur largoi portierin e parë Gianluigi Donnarumma për Salvatore Sirigun në minutën e 89-të.

Azzuri tashmë ishin kualifikuar për në 16 më të mirat të Euro 2020 dhe ishin duke udhëhequr 1-0 me Uellsin në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin A.

Kështu që afër përfundimit të ndeshjes, Mancini bëri thirrjen e befasishme për të zëvendësuar Donnarumman për Sirigun.

Dhe duket se Mancini e bëri këtë për t’u siguruar se veterani Sirigu do të luante qoftë edhe për një minutë, pasi vet trajneri në Kupën e Botës të vitit 1990 ishte ftuar dhe nuk luajti asnjë minutë.

Ish-trajneri i Manchester Cityt ishte lojtari i vetëm i Italisë që nuk luajti për asnjë minutë në atë turne, të mbajtur pikërisht në vendin e tij, dhe ishte shprehur se është pendimi i tij i vetëm në karrierë.