Euro 2020

Luke Shaw mbështet sulmuesin Harry Kane

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Anglisë, Luke Shaw, ka mbështetur kapitenin e “Tre Luanëve”, Harry Kane.

Sulmuesi Kane është kritikuar për paraqitjet në dy ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Skocisë, duke mos arritur të shënojë.

“Nuk kam asnjë dyshim, personalisht mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në botë. Ai është pjesë shumë e rëndësishme e ekipit. Ndoshta nuk ka qenë në formën më të mirë, por ne kemi nevojë për të pasi ka një rol të rëndësishëm në skuadrën tonë”, deklaroi Shaw.

Kane është kritikuar për formën në të cilën ka kaluar në dy ndeshjet e fundit.