Euro 2020

Barazimi pa gola me Skocinë “fundos” Anglinë në statistika

Foto: AP
 

Barazimi pa gola në ndeshjen me Skocinë ka thelluar Anglinë në statistika për kampionate të mëdha ndërkombëtare të futbollit.

Kombëtaret e Britanisë së Madhe barazuan të premten në ndeshjen e vlefshme të Grupit D. Me këtë barazim pa gola, Anglia arrin në 17 barazime pa gola nëpër kampionate botërore apo evropiane.