Euro 2020

Isak lojtari i ndeshjes ndaj Sllovakisë

Sulmuesi i Përfaqësueses së Suedisë, Alexander Isak, është zgjedhur lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Sllovakisë.

Sulmuesi 21-vjeçar ishte lojtari më i dalluar në fushë duke ndihmuar ekipin e tij të marr pikët e plota nga kjo përballje.

Isak e bëri pasimin vendimtar tek penalltia e fituar te suedezët, ndërsa kompletoi më së shumti driblime (6) në ndeshje dhe tërë Evropianin e këtij viti deri tani.