Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, ka vizituar një rrugë të dekoruar me ngjyrat e përfaqësueses në Hagë, gjatë Evropianit të futbollit. Dhe kjo ka ngjallur kritika për qëndrimin e tij afër tifozëve, raporton AP.
Mbreti ka bërë vizitën të enjten, ndërsa Holanda luajti ndaj Austrisë në Euro 2020.
Mbreti është parë duke shtrënguar duart me të paktën një person dhe nuk i është përmbajtur rregullit të vendit për distancë prej 1.5 metra.
Ministrja për Kujdes Mjekësor dhe Sport, Tamara van Ark ka thënë se “nuk kanë përfshirë rregullën për distancë sociale prej 1.5 metra për asgjë”.
Nuk është hera e parë që monarku holandez kritikohet gjatë pandemisë. Ai vitin e kaluar kishte kërkuar falje pasi dërgoi familjen për pushime në Greqi. Familja ishte kthyer në shtëpi pas presionit publik. Pushimi nuk kishte thyer rregullat, por ishte bërë pak kohë pasi Qeveria prezantoi mbylljen e pjesshme për të ulur numrin e rasteve.