Euro 2020

Delaney: Ishte vështirë të dalim në fushë dhe ta këndojmë himnin sërish

Thomas Delaney

Ndeshja ndaj Belgjikës ishte emocionale për Danimarkën, që luajti pa yllin Christian Eriksen. Ishte ndeshja e parë pasi Erikseni kolapsoi në fushë. Dhe emocionet nuk kanë munguar.

Në minutën e dhjetë Erikseni u nderua me duartrokitje nga të gjithë në stadium, ndërsa edhe më herët Danimarka kaloi në epërsi. Por belgët u kthyen në pjesën e dytë dhe fituan 2:1.

“Ishte ndeshje e mirë. Kemi filluar fuqishëm. Kemi një nxitje të çmendur në stadiumin Parken. Ishte e mahnitshme”, ka thënë mesfushori i Danimarkës, Thomas Delaney. “E kemi pranuar se është vështirë për ne që të jemi sërish këtu dhe të këndojmë himnin kombëtar. Para ndeshjes kemi thënë se do të japim çdo gjë nga vetja. Jemi përgatitur mirë dhe kemi pritur për këtë për shumë vite. Kjo më bën vërtetë krenarë”, ka shtuar Delaney.