Euro 2020

Pajisje eksplozivi në afërsi të stadiumit në Romë

Foto: AP
 

Policia e Italisë ka mbyllur rrugët rreth 2 kilomtra larg stadiumit olimpik në Romë, pasi një pajisje eksplozivi është gjetur në një makinë të parkuar, rreth katër orë para se të niste ndeshja mes Italisë dhe Zvicrës, njofton AP. Nuk ka ndonjë shenjë për ndonjë lidhje me turneun e futbollit.

Kryetarja e Romës, Virginia Raggi ka shkruar në “Tëitter” se pajisja ishte vendosur në makinën e një zyrtari të parqeve të qytetit. Është raportuar se pajisja nuk ka shpërthyer dhe se policia ka filluar hetimet.