Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev thotë se është i impresionuar nga loja që ka treguar Ukraina kundër Holandës, në ndeshjen e parë të grupit C.
Por, ai ka thënë se Maqedonia e Veriut do të luaj lojë të hapur të enjten.
“Ukraina më bëri përshtypje kundër Holandës, ajo është shumë e fortë individualisht. Shevchenko po bën një punë të shkëlqyeshme, ne e dimë që do të jetë e vështirë, por ne do të luftojmë për një rezultat të mirë. Ne duhet të luajmë lojë të hapur dhe të fitojmë sepse nuk kemi asgjë për të humbur”, ka thënë Pandev për “Sky Sports”.