Ka filluar ndeshja e xhiros së dytë të Grupit A të Euro 2020 mes Turqisë dhe Uellsit. Ndeshja ka filluar në ora 18:00 dhe po luhet në stadiumin në Baku të Azerbajxhanit.
Turqia ka startuar me formacion 4-1-4-1, ndërsa Uellsi me 4-2-3-1.
Turqia në xhiron e parë pësoi humbje të thellë 3:0 nga Italia, ndërsa uellsi barazoi 1:1 me Zvicrën.
