Mesfushori Behar Maliqi e sheh Francën si favorite kryesore për ta fituar titullin e Evropës.
Maliqi thotë se Franca me meritë e mposhti Gjermaninë sonte në kuadër të Grupit F të Euro 2020.
“U ballafaquan dy përfaqësuese shumë të fuqishme, sidomos Franca është favorit në letër, për të gjithë analistët dhe ata që janë rreth futbollit, për ta fituar Evropianin. Gjermania edhe në Botëror edhe në ndeshjet eliminatore ka pasur probleme. Nuk është Gjermania e fuqishme që jemi mësuar ta shohim. Edhepse ka lojtarë kampionë, ka pasur një ndryshim gjenerate, një miks. E pamë një Francë dominonte”, ka thënë Maliqi për KTV-në.