Euro 2020

Kroos vlerëson se paraqitja e Gjermanisë ishte e denjë

Ndonëse kanë humbur, te Gjermania e vlerësojnë të denjë ndeshjen ndaj Francës.

Franca të martën mbrëma në Munich fitoi 1:0, në ndeshjen që mbylli raundin e parë të fazës grupore të Euro 2020.

Gjermania dominoi në posedim, por edhe me raste të krijuara. Por nuk kishte ndonjë rast konkret dhe rrallë rrezikoi seriozisht.

“Mendoj se kemi ofruar shumë prej asaj që kemi planifikuar për këtë ndeshje. Për mendimin tim kemi luajtur një ndeshje të denjë. Kemi krijuar raste të mjaftueshme për të shënuar gol”, ka thënë mesfushori Toni Kroos për ZDF.