Euro 2020

“Wembley” do të presë deri në 45 mijë tifozë në gjysmëfinale dhe finale

Descriptive Text

Stadiumi “Wembley” do të presë deri në 45 mijë shikues për ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Euro 2020. Kjo është bërë e ditur të hënën nga mediat angleze.

Vendimi për të hequr masat e kufizimit është shtyrë për një muaj, pas rritjes së rasteve me koronavirus, të variantit delta. Por “Wembleyt” i është garantuar e drejta që të bëj përjashtim nga masat në fuqi për ndeshjet përmbyllëse të Evropianit të futbollit.

Aktualisht në “Wembley” për Euro 2020 lejohen 22 mijë e 500 shikues. Numri do të dyfishohet për ndeshjet vendimtare.