Euro 2020

Pas frikës për shkak të virusit, Spanja është e gatshme për ndeshjen me Suedinë

Vetëm një javë më parë, Spanja ka pranuar lajme të këqija që kanë mundur ta rrezikojnë pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian. Kapiteni Sergio Busquets pranoi rezultat pozitiv pas testimit për koronavirus dhe ekipi përfaqësueses papritur përballjen me mundësinë e shpërthimit të COVID-19.

Busquetsi la kampin stërvitor të Spanjës dhe pjesa tjetër e skuadrës u izolua. Të gjithë është dashur të testohen e ritestohen.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, mblodhi një ekip paralel për të qenë gati nëse raste të tjera paraqiten. Zunë vend stërvitje personale, ndërsa ndeshjen e fundit përgatitore e luajti një ekip U21.

Frika u rrit kur edhe lojtari i dytë, mbrojtësi Diego Loorente, pranoi rezultat pozitiv disa ditë më vonë. Presidenti i Federatës paralajmëroi raste të reja, ndërsa më shumë lojtarë u kthyen nga pushimet për të qenë pjesë e ekipit paralel.

Ishte një kohë e keqe për “La Roja” në prag të turneut që është shtyrë për një vit për shkak të pandemisë.

Por, normaliteti disi u kthye te Spanja para ndeshjes së parë ndaj Suedisë, të hënën mbrëma në Sevilla.

Lajmet e mira nisën të vijnë një nga një. Testi pozitiv i Llorentes doli të jetë gabim. Qeveria u angazhua për ta vaksinuar të gjithë ekipin. Lojtarët u lejuan të ushtrojnë së bashku sërish, pasi testet negative vinin vazhdimisht.

Spanja do të jetë thuajse në gjendjen më të mirë kur të takohet me Suedinë në stadiumin “La Cartuja”.

“Ishte një javë e vështirë, nuk ka dyshime për këtë”, ka thënë Luis Enrique të dielën.

“Mendoj se e rëndësishme është të kesh aftësi për t’u përshtatur dhe ne jemi në momentin kur mund të mendojmë për të ardhmen me shpresë”.

Jordi Albam do të jetë kapiten i Spanjës të hënën, në mungesë të Busquetsit.

“Të gjithë janë mirë. Ne jemi të motivuar dhe në gjendje të mirë fizike, me gjithë gjërat që kanë ndodhur”, ka thënë Alba.

Lojtarët dhe trajnerët e Spanjës dhe Suedisë kanë dhënë mesazhe përkrahjeje për mesfushorin danez Christian Eriksen, që po rikuperohet pas kolapsimit të shtunën.

“Kur diçka e tillë ndodh nuk ka më rivalitet apo nacionalitete të tjera. Ai është koleg i yni”, ka thënë kapiteni i Suedisë, Sebastian Larsson.

Edhe Suedia është dashur të përballet me koronavirus. Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg kanë dalë pozitivë dhe janë izoluar. Ata nuk do të jenë në dispozicion për të hënën, njëjtë si Busquets.

Suedia është edhe pa Zlatan Ibrahimoviqin, që në mars u kthye pas pesë vjetësh në përfaqësuese. Ibra mungon për shkak të një lëndimi të gjurit.

Rreth 16 mijë shikues pritet ta përcjellin ndeshjen.