Euro 2020

Federata daneze konfirmon se gjendja e Eriksen vazhdon të jetë stabile

FOTO: AP
 

Federata e Futbollit të Danimarkës përmes një njoftimi ka zbuluar se edhe të dielën në mëngjes, gjendja e mesfushorit Christian Eriksen fatmirësisht vazhdon të jetë stabile.

Eriksen pësoi kolaps në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës gjatë së shtunës, çka tronditi botën e futbollit.