UEFA ka vendosur që çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes Danimarkë – Finlandë t’ia ndajë mesfushorit Christian Eriksen.
Eriksen pësoi kolaps në fushë në minutën e 43-të, por fatmirësisht gjendja e tij është stabile.
‘’Futbolli është lojë e mrekullueshme dhe Christian e luan atë bukur. I urojmë shërim të shpejtë’’, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Finlanda e fitoi ndeshjen me rezultat minimal 1:0.