1 perditesime
Euro 2020

Finlanda shkakton befasinë e parë në Euro 2020, mposht Danimarkën

Finlanda shkakton befasinë e parë në Euro 2020, mposht Danimarkën
FOTO: AP
21:28

Finlanda shkakton befasinë e parë në Euro 2020, mposht Danimarkën

Finlanda e ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë historike në një turne madhor, duke mposhtur Danimarkën me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja, e cila në vete pati një episod të rëndë pas kolapsit të Christian Eriksen, u dominua tërësisht nga Danimarka, por fitorja i takoi finlandezëve.

Finlanda me të vetmen goditje gjatë 90 minutave, realizoi gol përmes sulmuesit Joel Pohjanpalo (60’).

Danezët kishin shansin e artë ta barazonin rezultatin, por Hojbjerg dështoi nga penalltia në minutën e 74-të.

Danimarka ndeshjen e radhës e luan me Belgjikën, ndërsa Finlanda me Rusinë.

20:58

Finlanda befason Danimarkën

Finlanda ka kaluar në epërsi ndaj Danimarkës, në të vetmen goditje pas 60 minutave lojë.

Ishte sulmuesi Joel Pohjanpalo që mposhti portierin Schmeichel pas goditjes me kokë.