Euro 2020

Erikseni u kërkoi lojtarëve danezë të vazhdojnë lojën

Descriptive Text

Christian Eriksen u ka kërkuar lojtarëve të Danimarkës që të vazhdojnë ndeshjen e ndërprerë kundër Finlandës, ka njoftuar transmetuesi gjerman ZDF.

Eriksen u ka kërkuar lojtarëve të rikthehen në fushë, pasi gjendja e tij ishte stabilizuar. Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i Federatës Daneze, Peter Moller.

Ndërkohë, ndeshja Danimarkë – Finlandë ka vazhduar dhe tani pritet të nisë edhe pjesë e dytë.