Euro 2020

Faktet për ndeshjen Austria – Maqedonia e Veriut

Descriptive Text

1. Do të jetë ndeshja e parë ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut në një ngjarje të madhe (Kupë të Botës apo Evropian). Dy ballafaqimet e kaluara ishin në kualifikimet e “Euro 2020”. Austria fitoi me rezultatin e përgjithshëm 6:2 nga dy ndeshje. (4:1 si mysafir, 2:1 si vendëse)

2. Përderisa për Maqedoninë e Veriut është hera e parë në një ngjarje të madhe (Kupë të Botës apo Evropian), Austria po merr pjesë për herën e tretë në Kampionatin Evropian, edhe pse është vetëm hera e dytë që shkon në finalet e Evropianit nëpërmjet procesit të kualifikimit (2016 dhe 2020, ishte nikoqire në vitin 2008).

3. Përfshirë raundin e plejofit, Maqedonia e Veriut i ka fituar tri ndeshjet finale në kualifikimet për “Euro 2020'' – aq sa kishin fituar në nëntë ndeshjet e kaluara të kampanjës kualifikuese para kësaj (2 barazime, 4 humbje).

4. Austria ende nuk ka arritur në fazën e nokautit dhe nuk e ka fituar asnjë ndeshje në Kampionatin Evropian (2 barazime, 4 humbje) – në fakt, asnjë ekip nuk ka luajtur më shumë ndeshje në garë (6) pa e fituar asnjë.

5. Austria e ka fituar vetëm një nga 15 ndeshjet e fundit në ngjarje të mëdha (5 barazime, 9 humbje – Kupë të Botës dhe Evropian). Fitoi 2:1 kundër SHBA-së në fazën e grupeve të Kupës së Botës 1990.

6. Austria ka shënuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit në finalet e Kampionatit Evropian. Një nga to ishte nga penalltia (Ivica Vastiq kundër Polonisë, Euro 2008). Asnjëherë nuk kanë qenë duke avancuar në këto gjashtë ndeshje.

7. Austria për herën e fundit arriti në fazën e nokautit në një ngjarje të madhe në Kupën e Botës 1954, përfundoi në vendin e tretë. Në 15 ndeshjet e fundit të ngjarjeve të mëdha (Kupë të Botës dhe Evropiane), ka fituar vetëm një ndeshje (2:1 kundër SHBA-së, Kupa e Botës 1990) dhe e ka mbajtur vetëm një herë portën e paprekur (0:0 kundër Portugalisë, “Euro 2016”).

8. Maqedonia e Veriut me 1.25 gola të shënuar për ndeshje gjatë kualifikimeve për “Euro 2020” (15 në 12 ndeshje) ishte me mesataren më të ulët nga ekipet që janë kualifikuar në finalet e Evropianit, bashkë me Uellsin.

9. Sulmuesi austriak, Marko Arnautoviq, është përfshirë direkt në shtatë gola në tetë paraqitje në kualifikimet për “Euro 2020” (gjashtë gola, një asistim).

10. Përfshirë fazën e plejofit, Eljif Elmas ishte përfshirë në më shumë gola në kualifikimet për “Euro 2020” sesa çdo lojtar tjetër i Maqedonisë së Veriut (4 gola të shënuar, 1 asistim).