Euro 2020

Embolo i zhgënjyer me barazimin ndaj Uellsit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Breel Embolo, është shprehur i zhgënjyer me barazimin ndaj Uellsit.

Embolo shënoi golin e vetëm për Zvicrën në minutën e 49-të pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

“Jam i zhgënjyer që nuk arritëm të marrim tri pikë nga ky duel. Kishim raste të mira shënimi por nuk arritëm t’i konkretizonim. Kemi qenë shumë pasiv tek goli i pësuar. E kemi merituar fitoren në këtë përballje”, deklaroi Embolo.

Sulmuesi 24-vjeçar u shpall lojtari i ndeshjes në këtë takim.