Euro 2020

Bale: Barazimi me Zvicrën, rezultat pozitiv

Descriptive Text

Kapiteni i Përfaqësueses së Uellsit, Gareth Bale, thotë se barazimi 1:1 me Zvicrën është rezultat real nga ajo çfarë treguan të dyja ekipet në fushë.

Për sulmuesin e krahut, barazimi me Zvicrën nuk është rezultat i keq.

“Të dyja ekipet kishin mundësi për të shënuar. Nuk është rezultat i keq, por kemi mundur të dalim me pikë të plota nga kjo përballje. Arritëm të marrim një pikë dhe kjo është e rëndësishme”, deklaroi Bale.

Uellsi ndeshjen e dytë në “EURO 2020” e luan ndaj Turqisë.