Euro 2020

31-vjeçari Immobile realizon golin e parë në një turne të madh

 

Në moshën 31-vjeçare, sulmuesi i njohur italian, Ciro Immobile, ka realizuar golin e tij të parë në karrierë në një turne të madh ndërkombëtar.

Sulmuesi i Lazios realizoi golin e dytë për Italinë në përballjen me Turqinë për të dyfishuar epërsinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.