Euro 2020

#Profili - Euro 2020: Polonia e udhëhequr nga Lewandowski shpreson ta përsërisë suksesin e Evropianit të shkuar

Foto: AP
 

Pas debaklit në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku përfundoi e fundit në grupin e saj, Përfaqësuesja e Polonisë do të frymëzohet nga paraqitja që e pati në Evropianin e vitit 2016 për “Euro 2020”. Në Evropianin e mbajtur në Francë, Polonia arriti në çerekfinale dhe po synon të paktën një rezultat të tillë në turneun e këtij viti, i cili nis më 11 qershor. Te Polonia besojnë se do ta thonë fjalën e tyre në “Euro 2020” nën drejtimin e një përzgjedhësi, i cili në muajin mars të këtij viti debutoi në krye të ekipit për ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katari 2022”. Të udhëhequr nga kapiteni i tyre me ndikim të madh, Robert Lewandowski, polakët do të futen në “Euro 2020” me një ekip të përzier mes veteranëve dhe lojtarëve të rinj, të cilët do të duhej të ndihmohen nga lojtarët si Kamil Glik, Grzegorz Krychoëiak dhe Arkadiusz Milik që kanë përvojë të madhe te Polonia.

Përzgjedhësi dhe taktika