Kuriozitet

Palltoja që ju kursen hapësirën e bagazhit deri në 15 kg

Kompanitë ajrore mund të mos jenë të kënaqur që do të dëgjojnë këtë, por kjo pallto mundëson të mbani më shumë gjëra sesa mund të vendosni në një bagazh.

Palltoja e quajtur Airport Jacket mundëson që të mbani gjërat deri në 15 kilogramë, transmeton Koha.net. Falë kësaj palltoje tani mund të kurseni hapësirën e bagazhit e po ashtu edhe tarifat për bagazh.

Kjo pallto vjen me 14 xhepa të thellë dhe mund të vishet në tri forma – duke përfshirë formën deri në ije, në formë të zgjatur, si dhe në formë të një çante.

Për më tepër shikoni videon më poshtë.

© KOHA

Image

Image

Image