Support TIME. Preserve the truth.
Other sports

Skier Colturi, tenth in Killington, USA

Lara Colturi

Photo: Associated Press

Skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, është renditur e dhjeta në garën e sllallomit të madh në Kupën e Botës në skijim alpin. 

Colturi nuk e pati ditën më të mirë në Killington të SHBA-së, por mbeti në dhjetëshen më të mirë të shtunën, në garën e katërt të sezonit. 

Colturi e fitoi garën e kaluar në Gurgl të Austrisë në sllallom. 

Në sllallom të madh në Solden të Austrisë mbeti e dyta, ndërsa e dyta në sllallom ishte edhe në Levi të Finlandës. 

20-vjeçarja shtegun në Killington pas dy lëshimeve e përfundoi me kohën 2 minuta, 4 sekonda e 68 të qindtat. Mbeti me 1 sekond e 66 të qindtat prapa Alice Robinsonit të Zelandës së Re që e fitoi garën. Amerikania Mikaela Shiffrin ishte e dyta, ndërsa treshen në podium e plotësoi skitarja tjetër që përfaqëson SHBA-në, Paula Moltzan. 

Colturi vazhdon të mbetet lidere në renditjen e përgjithshme të këtij sezoni. 

Me garën e së shtunës i shtoi edhe 26 pikë. Tani kryeson me 286 pikë, 82 më shumë se Emma Aicher e Gjermanisë që është e dyta. Sara Hector është e treta me 186 pikë.