Support TIME. Preserve the truth.
Sports

Kurti: "Prishtina 2030" also in other cities

Kurti: "Prishtina 2030" also in other cities

Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030" ka mbajtur të premten takimin e radhës ku u diskutua për vazhdimin e përgatitjeve. Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se “Prishtina 2030” do të mbahet në disa qytete, përfshirë Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin dhe Skënderajn, bashkë me komunat e tjera. 

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ai i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.  

Kryeministri Kurti tha se investimet janë duke vazhduar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe atë “Shani Nushi” në Gjakovë. 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, javë më parë ngriti shqetësimin se Kosova mund ta humb të drejtën e organizimit të këtyre Lojërave, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare nga Qeveria. 

Por Kurti ka thënë se puna do të kryhet me ritëm të shtuar. 

Prej projekteve prioritare ka përmendur Qendrën e Studentëve që do të shërbejë si Fshat i Sportistëve, Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Qendrën Akuatike dhe Qendrën Nacionale të Tenisit. 

Njëri prej kushteve për organizimin e Lojërave Mesdhetare është “Stadiumi Nacional”, me kapacitet prej të paktën 20 mijë ulëseve. 

Kryeministri i Kosovës theksoi se po shqyrtohet mundësia e shfrytëzimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, me siç shkroi ai “kapacitet të shtuar”. 

Priten të tjera takime të përbashkëta për prezantimin e hapave të mëtejmë në përgatitjet për “Prishtina 2030”.