Support TIME. Preserve the truth.
Opinion

Trajtimi i traumave të luftës për veteranët: Një e drejtë vetëm në letër

Vitet e humbura nuk mund të kthehen, por institucionet ende kanë përgjegjësinë të përmbushin obligimin ligjor ndaj veteranëve të luftës. Njohja e kontributit të tyre nuk mund të kufizohet në statusin e veteranit dhe në përfitimet që u garantohen, por duhet të shprehet edhe përmes kujdesit të duhur shëndetësor dhe mbështetjes profesionale për pasojat e luftës në shëndetin mendor të tyre

Pasojat e luftës në shëndetin mendor të qytetarëve fillojnë me mbarimin e saj, kurse trajtimi i tyre kërkon vëmendje të veçantë, sidomos në raport me ata që kanë qenë pjesëmarrës në luftë. Përballja me armikun, dëshmia e vrasjeve të civilëve dhe masakrave, dëbimi i popullatës dhe djegia e shtëpive janë përvoja traumatike që lënë pasoja të thella dhe afatgjata në shëndetin mendor të atyre që i kanë përjetuar.

Aktualisht në Kosovë llogaritën të jenë rreth 40 thousand pjesëmarrës të luftës për çlirimin e Kosovës - veteranë të Ushtrisë Çlirimtare, por asnjëri prej tyre nuk përfiton shërbim të specializuar rehabilitimi emocional dhe trajtim të traumave të përjetuara gjatë luftës. Ndërkohë, rreth 60 veteranë kanë kryer vetëvrasje e që një nga faktorët kryesor dyshohet të jetë niveli i thellë i ndikimit psikik që ka pasur lufta te këta persona.

A scientific study erdhi në përfundim se tek 20.4% e veteranëve të luftës së UÇK-së janë evidentuar elemente të riskut për vetëvrasje si shkak i ndikimit të pasojave traumatike dhe faktorëve të pafavorshëm social si gjendja financiare, numri i ngjarjeve traumatike, kushtet e vendbanimit dhe invaliditeti i fituar.

Kjo shifër është alarm dhe shteti duhet të mbahet përgjegjës për mos ofrimin e terapisë ditore, kujdesit të specializuar, këshillimit të bazuar në komunitet dhe programeve individuale të kujdesit të mirëqenies mendore të veteranëve, përmes një qendre të trajtimit të stresit posttraumatik.

Themelimi i një qendre të tillë është një detyrim ligjor për Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Shëndetësisë nga viti 2014, por edhe pse kanë kaluar mbi 12 vjet, kjo dispozitë vazhdon të jetë “epitaf” i Ligjit për Veteranët, i pazbatuar asnjëherë.

Heshtja e shtetit për themelimin e Qendrës së Stresit Posttraumatik për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rehabilitimin emocional, shpirtëror dhe të traumave si pasojë e luftës, ka shtyrë organizatat e shoqërisë civile që t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës për të jetësuar më në fund këtë obligim ligjor dhe për të parandaluar rastet e tjera të vetëvrasjes së veteranëve.

Në këtë kërkesë, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social dhe Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (platformë e GLPS) kanë theksuar se shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut dhe se shteti ka përgjegjësi direkte të ofrojë shërbime të qasshme e të dinjitetshme, e jo t’i lërë veteranët të vetëm përballë traumës së përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Veteranët nuk duhet të mbeten të varur nga vullneti politik apo nga iniciativa të herëpashershme institucionale për të pasur qasje në shërbime të specializuara rehabilitimi. Pra, pyetjes se kur do të themelohet qendra, do të duhej t’i paraprijë edhe pyetja, pse institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur ta funksionalizojnë atë apo cilat kanë qenë pengesat që kanë pamundësuar realizimin e këtij obligimi.

Themelimi dhe funksionalizimi i Qendrës së Stresit Posttraumatik për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të trajtohet si një prioritet institucional, fillimisht për shkak së është obligim ligjor e së dyti për shkak të nevojës dhe domosdoshmërisë së qasjes së veteranëve në shërbime të specializuara të shëndetit mendor.

Gjithashtu, Qendra duhet të ketë kapacitetet e nevojshme profesionale për ofrimin e shërbimeve psikologjike, psikiatrike dhe rehabilituese, në përputhje me nevojat e personave për të cilat ajo është dedikuar. Po ashtu, mbetet e rëndësisë së veçantë sigurimi i buxhetit, personelit, programeve dhe vazhdimësisë së shërbimeve.

Vitet e humbura nuk mund të kthehen, por institucionet ende kanë përgjegjësinë të përmbushin obligimin ligjor ndaj veteranëve të luftës. Njohja e kontributit të tyre nuk mund të kufizohet në statusin e veteranit dhe në përfitimet që u garantohen, por duhet të shprehet edhe përmes kujdesit të duhur shëndetësor dhe mbështetjes profesionale për pasojat e luftës në shëndetin mendor të tyre. Institucionet përgjegjëse duhet të kalojnë nga zotimet te veprimet konkrete, duke siguruar funksionalizimin e qendrës, financimin e qëndrueshëm dhe shërbimet e nevojshme për veteranët. Sepse një e drejtë që njihet me ligj, nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por duhet të garantohet edhe në praktikë.

(This editorial is a product of the Center for Strategic Litigation, within the framework of the “Human Rightivism” project supported by the Embassy of Sweden in Pristina and implemented by the Community Development Fund - CDF)