Support TIME. Preserve the truth.
military

Judokas return to important competitions, seek medals in Abu Dhabi

judo

Kosova përfaqësohet nga tre xhudistë në Grand Slamin në Abu Dabi që fillon të enjten. Në këtë garë, që ofron shumë pikë për ranglistën botërore, marrin pjesë 374 xhudistë nga 59 vende të ndryshme. 

Të premten, Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë. 

Asnjëri prej dy xhudistëve nuk janë bartës. Akil Gjakova është xhudisti i 17-të më i ranguar në kategori që garon në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Cena është i 20-ti. 

Ndërkohë Laura Fazliu është bartësja e gjashtë në 63 kilogramë.

Grand Slami në Abu Dabi mbahet pak javë pas Botërorit që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, e ku Kosova nuk arriti synimet. 

Laura u ndal në luftën e dytë, ndërsa pësoi nga një mongoleze. Medaljen e fundit në ngjarje të mëdha të xhudos e ka fituar në Grand Prix në Qingdao të Kinës më 26 qershor. Ishte e bronztë. Këtë vit e ka vetëm edhe një medalje të argjendtë në Grand Prix të Austrisë, më 6 mars. Ishte e dyta në Lojëra Mesdhetare, por që nuk llogaritet ngjarje e rëndësishme për xhudon.

Në garat e nivelit Grand Slam, Laura ka një të argjendtë e dy të bronzta. Në Abu Dabi nuk ka fituar ende medalje.

Akil Gjakova në Botëror u ndal në luftën e parë. E bronzta në Lojëra Mesdhetare është medalja e vetme e tij këtë vit. Në garat Grand Slam ka një të artë, tri të argjendta e një të bronztë. Në Abu Dabi ka arritur dy herë në finale.

Dardan Cena në Botëror i shënoi dy fitore, kurse u ndal në luftën e tretë. Ndonëse ka ngritje të konsiderueshme, nuk ka fituar medalje këtë vit. Nuk ka medalje as në garat Grand Slam deri më tani. 

Plot 1000 pikë ofrohen në ranglistën botërore për të artën në Grand Slam. Për Grand Prix ofrohen 700 pikë, kurse për të artën evropiane 800. 

Kosova vazhdon të paraqitet pa xhudisten më të mirë të saj, Distria Krasniqi. Ajo është në fazë rikuperimi, pas një lëndimi të pësuar.