Support TIME. Preserve the truth.
EVENING NEWS

Kurti: Normalization with Serbia should focus on mutual recognition

Peter Sorensen & Albin Kurti

Në margjinat e Forumit të Paqes në Paris, kryeministri Albin Kurti ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Ai ka bërë të ditur se me të ka diskutuar për “perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”. Kurti ka zhvilluar edhe takime të tjera, ndërsa në Asamblenë Kombëtare të Francës, është pritur nga përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin, teksa ka diskutuar perspektivat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ka thënë se kjo duhet ta ketë në fokus njohjen reciproke.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.

Kurti ka bërë të ditur se me Sorensenin ka diskutuar edhe për stabilitetin institucional të Kosovës pas zgjedhjes së presidentit, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Edhe Sorenseni ka konfirmuar takimin, duke thënë se me Kurtin ka diskutuar rrugën përpara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit.

"Fruitful discussion today in Paris with Prime Minister Kurti. With the institutions already consolidated in Pristina, we talked about further steps in the Belgrade-Pristina dialogue and about various aspects of the normalization process, which are important for citizens on the ground and for the region," he wrote.

Gjatë një diskutimi me disa studentë të një shkolle në Paris një ditë më parë, Kurti ka thënë se pret nga udhëheqja e re e Serbisë ta njohë Kosovën.

"This should also be a process through which the Serbian government, which has recently undergone a change of leadership, comes to recognize the reality of the 21st century: Kosovo is an independent state, recognized by over 120 countries. And Serbia must abandon its aggressive campaign against our international recognition," he said.

E në një intervistë për “Le Monde”, që është publikuar të mërkurën, Kurti ka shfaqur “optimizëm pragmatik” sa i përket zgjedhjeve në Serbi, ku Lista Studentore shënoi fitore.

“Ne e dimë se kush humbi, por ende nuk e dimë se kush fitoi”, ka thënë Kurti, duke ndarë kështu qëndrimin e përgjithshëm të vëzhguesve të huaj lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Serbi.

"The Kosovo government is seeking Paris' support on several issues, including the organization of the 2030 Mediterranean Games in Pristina. Kosovo has secured a 60 million euro loan from the French Development Agency (AFD) for the design of the international athletes' village," writes "Le Monde".

Gjatë vizitës në Paris, kryeministri ka qenë i ftuar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, për të bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane, në një takim të përbashkët.

“Në korrik kemi nënshkruar pesë marrëveshje e instrumente, teksa po angazhohemi për zgjerim të bashkëpunimit dhe thellim të marrëdhënieve dypalëshe. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për vendin dhe popullin tonë, roli i saj mbështetës drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës është posaçërisht i rëndësishëm”, ka shkruar Kurti për këtë takim.

Ndërkaq, në një njoftim të Qeverisë theksohet se me ta ka folur për rëndësinë e rolit të Francës në raport me Kosovën.

Kurti ka theksuar se dialogu politik me presidentin Emmanuel Macron ka hapur mundësi për thellim të partneritetit, porse edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) e pret hapin e radhës që nga viti 2022.

“Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë”, është cituar kryeministri, në njoftimin që Qeveria e ka lëshuar për këtë takim.

Bazuar në njoftim, kryeministri Kurti ka theksuar se Kosovës është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të lëvizë përpara, ndërsa ka kërkuar ndihmën e Francës në sigurimin e vendimit nga Këshilli Evropian.

E, për “Le Monde”, Kurti ka thënë se është për një proces të anëtarësimit në Bashkim Evropian bazuar në merita, e jo për anëtarësime nëpërmjet “rrugëve të tërthorta”.

"We do not want shortcuts, an accelerated process or backdoor entry into the European Union, but a process based on merit," Kurti stressed.

An obstacle to Kosovo's European path is its non-recognition by five EU member states: Spain, Cyprus, Greece, Romania and Slovakia.

Kurti ka theksuar se Sllovakia është vendi që paraqet rezistencën më të madhe.

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, nuk e fsheh afërsinë e tij ideologjike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai madje ishte paraqitur karshi Aleksandar Vuçiqit në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi që u mbajtën në tetor, e në të cilat Vuçiq pësoi humbje.

“Këto kundërshtime bëjnë që Prishtina ende të presë marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas kryeministrit, Kosova është i vetmi vend evropian, ndër shtetet që janë përfshirë në procesin e zgjerimit, që ende nuk e ka marrë këtë status. Pas liberalizimit të vizave për zonën Schengen, të arritur tre vjet më parë, Prishtina synon ta kalojë edhe këtë fazë, por pa kërkuar trajtim të privilegjuar”, ka raportuar “Le Monde”.

Kurti has said that for the next four years, his priorities are reforms in justice, public administration, and education.

Të mërkurën, ai ka takuar edhe profesorin Philippe Aghion, i cili vitin e kaluar u nderua me Çmimin Nobel për Ekonomi.

“Ndër tema të tjera, gjatë takimit, diskutuam për rritjen ekonomike në Kosovë dhe sektorët me potencialin më të madh për zhvillim, veçanërisht sektorin e teknologjisë, i cili përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe vazhdon të shënojë rritje. Po ashtu, folëm për inovacionin në Evropë, mundësitë dhe sfidat që sjell zhvillimi i inteligjencës artificiale, rolin e qeverive në mbrojtjen e punëtorëve dhe zhvillimin e aftësive profesionale, si dhe për tranzicionin energjetik”, ka thënë Kurti në njoftimin për këtë takim. “Një temë e veçantë e diskutimit ishte edhe sistemi i arsimit dual në Kosovë, i frymëzuar nga modelet e Gjermanisë dhe Zvicrës. Profesori Aghion vlerësoi pozitivisht politikën e Qeverisë sonë për zhvillimin dhe zbatimin e këtij sistemi, i cili ndërlidh arsimin profesional me përvojën praktike në vendin e punës”.

Kurti ndodhet në Paris, ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes. Gjatë pjesëmarrjes në një panel, u dhanë opinione se si të ndërtohet paqe e qëndrueshme pas konflikteve, cilat janë sfidat kryesore të shteteve që dalin nga lufta, e cili është roli i diasporës në rindërtim.

Kurti në këtë diskutim dha këshilla edhe për Sirinë e Ukrainën. Ai theksoi se gjatë procesit të rindërtimit pas luftës, shtetet nuk duhet ta shkëmbejnë demokracinë për zhvillimin, por duhet t’i mbajnë të dyja.

Ai foli edhe për rëndësinë e arsimit dhe shëndetësisë, si parakushte që investimet në infrastrukturë të përkthehen në zhvillim.

Gjatë vizitës treditore në Paris, Kurti ka takuar dy herë presidentin francez Emmanuel Macron. Ai fillimisht u takua me Macronin të martën në Pallatin Elysee, e më pas edhe të mërkurën me delegacione përkatëse të Kosovës e Francës.