Llojllojshmëri temash janë diskutuar në seancën e së enjtes nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Nga raporti i progresit, kërkesa për drejtësi lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari dhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, e deri te çmimi i naftës dhe mungesa e uniformave për policët, u ngritën në seancën e mbajtur sot
Deputetë opozitarë kanë kritikuar pushtetin për gjetjet në raportin e progresit që e ka miratuar një ditë Komisioni Evropian, dokument i cili u është dorëzuar krerëve institucionalë.
Gjatë fjalimeve të enjten, në seancën e rregullt të Kuvendit, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se vlerësimi për këtë vit është ndër më të dobëtit ndonjëherë.
“Shumë dështime e fjalia më e mirë është progres i kufizuar në fushat të cilat janë jetike për jetën e qytetarëve të Kosovës, duke nisur nga kriteret demokratike të funksionimit të institucioneve tona, kritere që do të duhej të ishin të nënkuptueshme për shtetin tonë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
She emphasized that the report contains concerns that, according to her, affect the constitutional essence and functionality of the state, demanding accountability from those in power.
“Të gjithë kemi përgjegjësi, por më së shumti u takon atyre që janë në pushtet”, ka thënë kjo deputete e LDK-së.
Vlerësim të këtillë ka dhënë edhe deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri.
“A e kuptoni që mbi sakrificën shumëvjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje, këta ministra, konceptin kryesor e kanë klientelizmin dhe nepotizmin politik, me çka jeni ardhë ju në pushtet. Shumica dërmuese e ministrave as nuk kanë bërë kurrë opozitën, nuk e dinë çka është opozita”, ka thënë Tahiri.
Atij i ka reaguar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.
“Demokracia funksionon me institucione funksionale, e pikërisht mangësia jonë kryesore si shtet në dy vjetët e fundit ishte mungesa e funksionimit të mirëfilltë të Kuvendit si shtet, si demokraci parlamentare. Tani që kemi Kuvend funksional, pozita dhe opozita ballafaqohen me faktet që i paraqesin, por me fakte. Zoti Tahiri na rëndoi neve si anëtarë të kabinetit qeveritar në disa rrafshe. I kërkoi grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që të na mbajë në llogari për demokraci të brendshme, për arsye se shumica prej nesh asnjëherë s’kemi qenë pjesë e opozitës. Nuk është fakt, është deklaratë e gabuar, është opinioni i tij ndoshta që mundohet t’ju tregojë të tjerëve”, ka thënë Kusari-Lila. “Prej kreut të qeverisë, zotit Albin Kurtit, si opozitar prej kohës së regjimit të Slobodan Millosheviqit, e në vazhdimësi në periudhën e demokracisë pas çlirimit dhe pastaj formimit të institucioneve, edhe 12 përfaqësues të kabinetit qeveritar, ose kanë qenë opozitë parlamentare ose opozitë nga shoqëria civile. Prandaj të hedhësh një deklaratë të tillë për kolegë që kemi qenë ose që ju kemi bërë opozitë dikur qeverisë tuaj nuk është e saktë. Dhe faktet në parlament, edhe kudo tjetër, janë më të rëndësishme se opinionet për arsye se opinionet të pambështetura, pa fakte, bien”.
Referring to the accusations of nepotism and abuse of official position, Kusari-Lila said that they should be made concrete, asking Tahiri to mention names and concrete cases.
“Fatmirësisht jemi demokraci funksionale, ku fjala e lirë thuhet edhe këtu, edhe jashtë, pa kontroll më shumë se sa që do të duhej të kishte nevojë në realizim, natyrisht të vërtetës, por që të gjitha mund t’i thuani me emër. Por, nëse deklaroheni për një deklarim të përgjithshëm, nepotizëm e keqpërdorim, duke qenë ne këtu prezentë e duke heshtur, nuk më duket se është në rregull”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Tahiri ka insistuar se ka raste konkrete të punësimeve në institucione dhe ka paralajmëruar se do t’i bëjë publikë emrat.
“Unë po ju kërkoj juve, për shkak se do të vijë me emra, po lexoni lajmet dhe kështu shihni cili është punësimi momental në qeveri, në institucionet e pavarura dhe cili profesionist hyn në institucionet kryesore. Kjo është kërkesë decidive për ju. Për shkak se ne e dimë saktësisht listën se kush ku është. Ju keni persona me aktakuzë në Ministrinë tuaj që e mbani. Pse e mbani, ministre?”, ka thënë Tahiri.
Diskutimet mes deputetëve e ministrave vazhduan edhe për tema të tjera.
Pasi u pyet nga deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ministrja Kusari-Lila paralajmëroi kthimin e çmimit tavan për derivatet.
“Arsyeja e çmimit 1.90 euro ose 1.89 euro, që është sot, e evidentuar, ka të bëjë me rritjen e çmimit në tregun botëror. Megjithatë, pozitive në këto dy ditët e fundit është një fillim i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan, i cili tashmë kemi edhe bazën ligjore për ta bërë atë”, ka thënë ministrja Kusari-Lila.
Përgjigje në pyetjet që kishte, në mungesë të ministrit Xhelal Sveçla, nuk i mori deputetja tjetër e Aleancës, Teuta Haxhiu.
“Pyetja është për ministrin Sveçla, se kur do t’i pajisin me uniforma Policinë. Qe pesë vjet po presin. Veç një ditë, ministri me bartë uniformën e tyre, çka kish ndodhë? Janë ka presin që pesë vjet, edhe uroj që sa më shpejt me e kry”, ka thënë deputetja Haxhiu.
Në seancën e së enjten, po ashtu janë miratuar propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. Ndërkaq, në lexim të parë janë miratuar edhe Projektligjet për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Regjistrimin e Bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.