Ka vdekur producenti e artisti kosovar Ilir Osmani, i njohur me emrin skenik si IlirOs. Ai ishte njëri prej kryepersonazheve të kulturës urbane të Kosovës, i shquar si producent e reformues skenës muzikore veçmas asaj të hip-hopit. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegët e IlirOsit.
“Nji prej artistëve më të randësishëm muzikor në Kosovë në dy dekadat e fundit”, ka shkruar kantautori Genc Salihu.