Support TIME. Preserve the truth.
Culture

Sheikha Al-Qasimi, curator of the Venice Biennale for 2028

Sheikja Hoor Al-Qasimi

Sheikja Hoor Al-Qasimi është cilësuar si kuratore, e cila ndërthur kujtesën me trashëgiminë e saj

Sheikja Hoor Al-Qasimi është emëruar kuratore e edicionit të vitit 2028 të Bienales së Venecias, ngjarjes më të madhe të artit në botë, edicioni i 62-të i së cilës do të mbahet prej 8 prillit deri më 26 nëntor 2028. Al Qasimi është gjithashtu presidente dhe drejtoreshë e Fondacionit të Artit të Sharjahut, pjesëtare e familjes mbretërore të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe presidente e Autoritetit të Muzeve të Sharjahut.

Bordi i Bienales së Venecias ka bërë të ditur se më 20 nëntor u mblodh për të përzgjedhur Al Qasimin, me rekomandimin e presidentit Pietrangelo Buttafuoco. Ajo do të ketë për detyrë kurimin e edicionit të 62-të të ekspozitës dhe do të marrë titullin e drejtoreshës së Departamentit të Arteve Pamore.
“Bienalja e Venecias është një vend ku bota takohet me artin nëpërmjet vizioneve të saj të larmishme. Gjatë karrierës së saj, Hoor Al-Qasimi ka arritur të krijojë një mozaik gjeografish dhe të universalitetit, duke u dhënë zë historive dhe ndjeshmërive të formësuara nga hulumtimi dhe e papritura”, citohet të ketë thënë Buttafuoco në një deklaratë të enjten. “Krijimtaria e saj ndërthur një vëmendje të thellë ndaj kujtesës së rrënjosur dhe trashëgimive të saj, një këndvështrim të hapur ndaj së tashmes së ndërlikuar dhe një aftësi të rrallë për të dëgjuar vendet dhe njerëzit e tyre. Te ajo dalloj gjithashtu një cilësi ekuilibri dhe përmbajtjeje, përkatësisht praninë e gjallë të mīzān-it (harmonisë së brendshme), e cila e gjen forcën e saj te marrëdhëniet”.

Kurimi i një bienaleje arti nuk është diçka e re për Al Qasimin. Në vitin 2024, ajo u emërua nga Bienalja e Sydneyt drejtore artistike e edicionit të 25-të të kësaj ekspozite, e cila u mbajt prej 7 marsit deri më 8 qershor 2026. Megjithatë, Bienalja e Venecias ka një përmasë më të madhe në skenën ndërkombëtare.

“Ekspozita ndërkombëtare e artit, Bienalja e Venecias ka qenë një platformë e rëndësishme për shumë prej nesh në mbarë botën. E vizitova për herë të parë edicionin e 50-të, në vitin 2003, kur sapo kisha marrë përsipër rolin tim si kuratore në Bienalen e Sharjahut”, ka thënë Al Qasimi në një deklaratë të hënën. “Për mua, La Biennale vazhdon të jetë një hapësirë thelbësore për t’u njohur me punën e artistëve dhe kuratorëve me ndikim. Ndihem e nderuar që jam ftuar të kuroj këtë ekspozitë dhe mirënjohëse ndaj presidentit Pietrangelo Buttafuoco dhe bordit për besimin që më kanë dhënë”