Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Two drivers punished for holding speed races in Ferizaj

police

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të martën në mbrëmje ka ndaluar dy shoferë në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc të Ferizajt, të cilët po zhvillonin gara të shpejtësisë me vetura.

“Ndaj shoferëve L.V. (23 vjeç) dhe T.P. (22 vjeç), të cilët drejtonin veturat e tipit BMË 318 dhe BMË 320, policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.