Mesfushori Besfort Zeneli ka kontribuar me asistim në fitoren 1:0 të Union SG ndaj Genkut të dielën, në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit belg.
Me asistim të Zenelit, Ross Sykes e shënoi golin e fitores në minutën e 76-të, ndërsa u zëvendësua katër minuta më vonë.
Për 23-vjeçarin është asistimi i pestë, ndërsa ka edhe dy gola për liderin e ri të kampionatit elitar të Belgjikës.
Me fitore, Union SG është bërë lider me 29 pikë. Genku është në vendin e shtatë me 15 pikë.
Zeneli do t’i bashkohet Suedisë për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.