Support TIME. Preserve the truth.
football

It is revealed when Manchester City's fate will be decided

Manchester City

Manchester City do të duhet të presë edhe disa muaj për të mësuar përfundimisht në lidhje me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premier Leagues.

Sipas raportimeve të fundit, seanca e ankesës së klubit anglez pritet të mbahet në mesin e muajit dhjetor dhe mund të zgjasë disa ditë. 

Ndërkohë, vendimi përfundimtar për ankesën pritet të merret në fillim të vitit 2027.

Në rast se ankesa e Cityt refuzohet, komisioni i pavarur do të shqyrtojë veçmas sanksionet që mund t’i shqiptohen klubit.

City ishte shpallur fajtor për 114 nga 115 shkeljet e pretenduara të rregullave financiare, të cilat lidhen me periudhën nga sezoni 2009/10 deri në atë 2017/18.

Komisioni i pavarur kishte konstatuar se klubi kishte paraqitur informacione të pasakta financiare, kishte fshehur të dhëna për të ardhurat dhe shpenzimet, si dhe kishte shkelur detyrimet për bashkëpunim me hetimin e Premier League.

Megjithatë, City i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si të pasaktë në disa aspekte ligjore dhe faktike.

Sanksionet e mundshme përfshijnë gjoba financiare, zbritje pikësh apo masa të tjera sportive, përfshirë edhe përjashtimin nga Premier League.