Support TIME. Preserve the truth.
football

Super League teams with favorable draws in the Cup

Cup

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës në futboll, Dukagjini i Klinës, do të përballet me Lepencin në 1/16 e finales së Kupës, në mbrojtje të trofeut të cilin e fitoi në edicionin e kaluar në finalen ndaj Ferizajt, 2:1. Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr të premten në mesditë. 

Lepenci është skuadër që bën gara në Ligën e Parë, përkatësisht në kategorinë e dytë të futbollit kosovar. 

Dukagjini është i gjasti me 18 pikë në Superligë, ndërsa Lepenci është i 16-ti në Ligën e Parë me 15 pikë. 

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, luan ndaj Sharrit. 

Edhe skuadrat e tjera të Superligës kanë pasur short të favorshëm. 

Çiftet tjera janë Liria – Rilindja, Ulpiana – Prishtina e Re, Ballkani – Istogu, Besa e Pejës – Gjilani, Vushtrria – Vjosa, Kika – Feronikeli 74, Drenica – Ramiz Sadiku, Trepça ’89 – Istogu, Tefik Çanga – Prishtina, Malisheva – Suhareka, Mitrovica – Rilindja 1974, Vëllaznimi – Trepça, 2 Korriku – Llapi dhe Dinamo – Top Futbolli. 

Ndeshjet e kësaj faze të garës në Kupë zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor.