Support TIME. Preserve the truth.
football

Seferi scores in Kayserispor's victory

Taulant Seferi

Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi, ka kontribuar me një gol në fitoren e skuadrës së Kayserisporit. 

Kayserispori të shtunën e mposhti Sariyerin në shtëpi me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 15-të të kategorisë së dytë të futbollit turk. 

Seferi realizoi për 2:0 në minutën e 39-të. 

Ai luajti deri në minutën e 70-të dhe u zëvendësua me Florent Hasanin. 

30-vjeçari Seferi këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tri asistime.